Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi se pas fitores në zgjedhjet e 11 majit, SPAK-u do shkrihet pasi ka dalë jashtë kontrollit.
Ai i krahasoi prokurorët e SPAK-ut njësoj me bandat ndërsa sulmoi kreun Altin Dumani dhe organin që ai drejton me një drejtësi që “nuk e kanë bërë as Hitleri e Enver Hoxha”.
“Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin. Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha Gjykata vendos atë që i themi ne. Kurrë s’mund të mbahet ky. Mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale. Atje ku iniciua atje ka rënë përtokë. Blinken takoi Dumanin për ta falënderuar se kishte arrestuar Berishën. Tani Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat e qeverisë së tij.” – tha Berisha.
Kryedemokrati shtoi më tej se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen dhe t’u kthejë paratë e vjedhura taksapaguesve amerikanë.
“I them Edi Ramës jep urgjent dorëheqjen për vjedhjen e taksapaguesve amerikanë. Kthe mbrapsht paratë e vjedhura. Nuk do i paguajnë shqiptarët.” – shtoi Berisha.