Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, gjatë seancës në Kuvend është shprehur se opozitës nuk i intereson vota e diasporës, ndërsa theksoi se për ta e rëndësishme është se kanë gjetur një kompani marketingu, duke iu referuar ekipit të Chris LaCivita.
Ai theksoi se për një parti me 35 vjet histori, si PD, të mbështetet te një kompani marketingu, e cila nuk ka njohuri për Shqipërinë, është një shenjë e mungesës së një alternative politike të fortë.
“Për ju vota e diasporës nuk është as shpëtim dhe as e rëndësishme. E rëndësishme është vetëm, mesa po shikojmë që keni gjetur një kompani marketing. Për një parti kaq e rëndësishme për ju siç është PD, ta mbështesë shpresën që ta bëjë të zezën të bardhë, duket si dorëzim.
Partia e endrave europiane me 35 vjet eksperiencë të mbështesë të gjithë shpresën te një kompani marketingu e cila paska aftesine ta bej të zezën të bardhë.
Nuk ka një shpëtim që vjen nga qielli nuk ka një ndryshim që vjen nga qielli shqipëria e së nesërmes do ndërtohet nga shqiptarët ndaj kur e merrni fjalën këtu ju lutem mos na fyeni inteligjencën të gjithë kombit shqiptar edhe sillni një alternativë të vetme, keni gjetur një kompani marketingu që nuk e njihte fare shqipërinë por do të bej të zezën të bardhë.”