Një servis pajisjesh në Gramsh është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Zjarri nisi brenda servisit e më pas u përhap edhe jashtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët kanë përpirë gjithçka ndodhej brenda biznesit ndërsa shkaqet e zjarri dhe madhësia e dëmit nuk dihen ende.