Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që ka të bëjë me lehtësimet për votën e diasporës.
Me 107 vota pro me elektronike dhe një me karton Kuvendi ka miratuar ndryshimet, ndërsa nuk mori asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Më herët gjatë seancës, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se “lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PD mbështet ndryshime që nuk janë as të PD dhe as të PS, por të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që lidhen me dy aspekte teknike të procesit për të garantuar votën e bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”.