PS dhe PD shtyjnë votimin për Avokatin e Popullit


Shumica dhe opozita kanë rënë dakord që të shtyjnë votimin për Avokatin e Popullit.

Opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkoi që të votohej emri i Besim Ndregjonit, gjë për të cilën PS nuk ishte kundër asnjë emri, por tha se duhet të ketë një konsultim.

Emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsensus” propozoi Niko Peleshi, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

Nëse nuk bini dakord, të merret koha e nevojshme për të arritur në vendimin që mund të jetë vendimi më i drejtë qe mund të marrë ky Parlament”-tha Sali Berisha, Kreu i PD-së.

Pas diskutimeve dhe propozimeve u hoq nga rendi i ditës votimi i Avokatit të Popullit.