“SPAK të mos merret vetëm me fustanet Ajolës, të merret edhe me 5D”- Sula: Gratë e këtyre duan rroba 3 mijë euro


Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë thirrje për SPAK që të hetojë jo vetëm fustanet e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por edhe çështjen e njohur si “5D”.

Gjatë një interpelance në Kuvend, Sula mbajti në duar një fustan të blerë 45 mijë lekë të vjetra dhe theksoi se shumë qytetare shqiptare e veshin një fustan të tillë pa turp, ndërsa gratë e disa qeveritarëve kërkojnë veshje shumë më të shtrenjta, deri në 3 mijë euro.

Ai e cilësoi shqetësuese shpërdorimin e parave të taksapaguesve nga bashkëshortët e politikanëve dhe kërkoi nga SPAK që të hetojë më thellë këto shpenzime luksoze.

“Sigurisht që as kam ndërmend ose nuk jam marr asnjëherë me asnjë lloj problemi me bashkëshortët e asnjë kolegu këtu e as nuk jam për tu marrë asnjëherë. Por kjo ja vlen ta diskutosh dhe vlen të thuash këtë gjë që ta marrin vesh shqiptarët se si shpërdorohen parapatë e tyre nga ata që janë në qeverisje vendore apo qendrore…apo si përdoren nga bashkëshortët e tyre.

Ka kolegë ministra apo deputetë që nga 2021 deri në vitin 2023 një pallat këtu afër te shkolla ekonomike dhe di edhe për çështje private por nuk kam për të folur ndonjëherë dhe miqësisht i kam çuar haberin një personi ndërroni vend por mos ndërroni zanat. A është normale që bashkëshortet tona të politikanëve kush do qofshin të majtë e të dashtë të bëjë shpenzime luks që nuk i ka nga jeta e aktivitet privat por i ka nga jeta e aktivitetit polit. Sigurisht mund ta veshën një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra e nuk e kanë për turp.

Por ka zonja që duan të kenë veshje me vlera sa më të larta. Çdo grua shqiptare munda ta veshi një fustan 45 por gratë e këtyre e duan 3 mijë euro e shumë më shumë çmime të tjera të larta. SPAK i kërkoj të mos merret vetëm me fustane e bashkëshortes së Erion Veliajt por të merret edhe me 5D.”