Stuhitë godasin SHBA-të Lindore, 10 viktima


Shira të dendur dhe përmbytje të rrezikshme goditën SHBA-në Juglindore, pasi pjesa më e madhe e Lindjes pësoi një seri të re të motit të ashpër dhe të lagësht të shtunën. Të paktën 10 persona janë konfirmuar të vdekur nga stuhitë, shkruan CBS.

Kentaki kishte numrin më të madh të vdekjeve të dielën kur guvernatori Andy Beshear konfirmoi të paktën nëntë viktima të lidhura me stuhinë, duke përfshirë një nënë dhe një fëmijë 7-vjeçar që ishin në një makinë të ngecur në ujë.

Dhjetra paralajmërime për përmbytje të menjëhershme janë lëshuar mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Në disa raste, si në kontenë McDoëell të Virxhinias Perëndimore, Shërbimi Kombëtar i Motit tha se situata ishte “jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën”.

Guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 10 qarqe të shtunën dhe tha se “një gjendje gatishmërie është në fuqi” për të gjitha qarqet.

Në Kentaki, media lokale raportoi se të paktën një person u vra pasi u kap nga përmbytjet në kontenë Clay. Guvernatori Andy Beshear tha se ekipet e shpëtimit po punonin për të evakuuar pjesë të shtetit mes “përmbytjeve serioze” rreth qytetit të Jackson.