17-vjetori i Pavarësisë, flamuri i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin ‘Nënë Tereza’


Në qendër të Tiranës është shpalosur një flamur gjigant i Kosovës, ndërsa krahas tij valon me krenari edhe flamuri kombëtar kuqezi, simbol i vëllazërisë shqiptare.Kryeqyteti shqiptar është veshur me ngjyra festive në prag të përvjetorit të 17-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tani është njohur nga 117 shtete. Ajo është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, FMN, BERZH, UEFA dhe FIFA, por ende nuk është pjesë e OKB-së, BE-së dhe Këshillit të Evropës.