Kombet evropiane u ulën të tavolona e kalamajve në bisedimet pë Ukrainën dhe kjo për shkak të investimeve shumë të pakta për mbrojtjen prej dekadash, tha shefi i kontraktorit më të madh të mbrojtjes në Gjermani.
Armin Papperger, shefi ekzekutiv i Rheinmetall, tha se Evropa duhet të fajësohej për anashkalimin që i është bërë në bisedimet mes presidentit amerikan Trump dhe atij rus Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Nëse nuk investoni, nëse nuk jeni të fortë, ata ju trajtojnë si fëmijë”, tha ai për Financial Times.
Pasoja e këtij qëndrimi, tha Papperger, ishte se evropianët ashtu si fëmijët nëpërdarka të rëndësishme ulen në tavolinë më vete larg të rriturve.
“Nëse prindërit hanë darkë, fëmijët duhet të ulen në një tryezë tjetër,” tha ai.
“SHBA po negocion me Rusinë dhe asnjë evropian nuk është në tryezë. Është bërë shumë e qartë se evropianët janë fëmijët,” shtoi ai në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Midis 2021 dhe 2024, shpenzimet totale të mbrojtjes të vendeve të BE-së u rritën me më shumë se 30 për qind në rreth 326 miliardë euro, rreth 1.9 për qind e PBB-së së bllokut, sipas të dhënave zyrtare.
Trump ka ushtruar presion të madh mbi anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes deri në 5 për qind të PBB-së.
Papperger po fliste teksa krerët evropianë u laë jashtë nga vendimi i Trump për të thirrur Putinin për të filluar negociatat “të menjëhershme” mbi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pa u konsultuar me Evropën ose Kievin.
Teksa krerët evropianë po përpiqeshin të siguronin sigurinë e kontinentit pas kërcënimeve të SHBA-së se do ulte në mënyrë drastike mbështetjen, ekzekutivi i mbrojtjes tha se kërkesa për armë në rajon do mbetet e fortë edhe në rast të një armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Evropianët dhe ukrainasit nuk kanë asgjë në depot e tyre,” tha ai, duke iu referuar rezervave të ulëta të armëve që mbahen në kontinent.