24 orë pas arrestimit të prokurorit Aurel Zarka, rezulton se ministrja Balluku i ka emëruar kunatin Erald Elezin si drejtor të Koorporatës Eelektroenergjitike KESH, duke shkarkuar kështu aso kohe, drejtorin në detyrë, Erindi Sulo.
Kjo akuzë është ngritur sot në deklaratën për shtyp që Partia Demokratike ka dhënë nëpërmjet Klevis Balliut.
Përgjatë fjalës së tij, Balliu këtë akuzë e ngre pasi, sipas PD, arrestimi i Fredi Belerit është orkestruar nga ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe nga ish kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.
Këta të dy sipas PD janë të lidhur me Belinda Ballukun.
“Në vitin 2023, dy ishin funksionaret e policisë dhe prokurorisë të cilët dyshohet se kurdisën kurthin ndaj Fredi Belerit. Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, i promovuar në këtë detyrë nga Belinda Balluku.
Ish-prokurori i rrethit të Vlorës, Aurel Zarka, gjithashtu i lidhur me Belinda Ballukun dyshohet nëpërmjet kunatit të tij të quajtur Erald Elezi, i cili në vitin 2023 punonte në ARRSH me emërim direkt të Ballukut.
Një vit më vonë me 29 korrik 2024 ndodhi që Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në bazë të një procedimi të autoriteteve belge në lidhje me transkiptimet e telefonave SKY ENCRO”, u shpreh Balliu.
Prandaj sipas demokratit, Balluku ka emëruar kunatin e Aurel Zarkës në krye të Koorporatës Elektroenergjitike, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai..
“Kur ndodhi e papritura një vit më vonë, dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku për 24 orë i ka emëruar e tij kunatin Erald Elezi, si drejtor të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për t’i dhënë garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte lëshuar.
Erald Elezit i është dhënë aseti më i rëndësishëm i infrastrukturës kritike të energjisë, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai.
U bëjmë thirrje organeve ligjazbatuese që të hetojnë lidhjet e Belinda Ballukut me këto aksione”, thekson Balliu.
Fjala e Klevis Balliut
Me daten 13 Mars 2024 Erind Sulo emerohet administrator dhe drejtor i ri i Koorporates Elektroenergjitike shqiptare.
Por per habine e te gjitheve, ai shkarkohet nga kjo detyre 4 muaj me pas, motivacioni I shkarkimit te tij mbeti mister, pasi nuk rezultonte qe ai te kishte ndonje problem, nuk rezultonte te kishte mosmarreveshje me ministren e Energjise Belinda Balluku, perkundrazi ai u pa ne rrethin e ngushte te Ballukut dhe mori mbeshtetjen e saj pas shkarkimit.
Por motivi I shkarkimit te Erindi Sulos do mbetej mister deri sa nje informacion i siguruar ne rruge operative dhe i vertetuar nga aktet zyrtare do te zbulonte se shkarkimi I Erind Sulos ne fakt lidhej me lojen e bere ndaj Fredi Belerit , loje e udhehequr kryekeput nga Belinda Balluku me urdher te Edi Rames.
Ne vitin 2023, dy ishin funksionaret e policies dhe prokurorise te cilet kurdisen kurthin ndaj Fredi Belerit.
Ish-shefi I Operacionales Oltion Bistri, I promovuar ne kete detyre nga Belinda Balluku.
Ish prokurori I rrethit te Vlores Aurel Zarka, gjithashtu I lidhur me Belinda Ballukun nepermjet kunatit te tij te quajtur Erald Elezi I cili ne vitin 2023 punonte ne ARSH me emerim direkt te Ballukut.
Nje vit me vone me 29 korrik 2024 ndodhi qe prokuroria e posacme shqiptare SPAK arrestoi prokurorin e Vlores Aurel Zarka ne baze te nje procedimi te autoriteteve belge ne lidhje me transkiptimet e telefonave speciale SKY ENCRO.
Vetem 24 ore me vone nga arrestimi I prokurorit Zarkaj,rezulton se eshte mbledhur bordi drejtues I Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare KESH dhe ka shkarkuar nga detyra drejtorin Erindi Sulo, per ta zevendesuar ate me urgjence me kunatin e prokurorit te arrestuar Aurel Zarka.
Nga aktet zyrtare rezulton se me daten 30 korrik 2024, bordi drejtues I KESH ka bere emerimin e drejtorit dhe administratorit te ri te ketij institucioni Erald Elezi.
Shtetasi Erald Elezi rezulton kunati I prokurorit te arrestuar Aurel Zarka.
Ne deklarimin e pasurise qe ka bere ne institucionet shteterore, ne deklarate gjenden dhe te ardhurat e detajuara te bashkeshortes se zotit Zarka, shtetases Suela Zarka (Elezi) e cila rezulton e bija e Hysni dhe Hurma Elezit, e datelindjes 11 Qershor 1981.
Njesoj rezulton dhe drejtori I KESH, I biri I Hysni dhe Hurma Elezit, I lindur me 13 Janar 1992.
Pra rezulton se prokurori Aurel Zarkaj ka per grua te motren e Erald Elezit, I cili eshte emeruar drejtor I KESH, 24 ore pas arrestimit te prokurorit Zarka.
Po ashtu, nga administrimi I te dhenave zyrtare rezulton se ne Dhjetor 2023, dy motrat Aurela Zarka dhe Algerta Elezi, se bashku me shtetasen Erza Askushaj (e dyshuar gruaja e Erald Elezit) kane themeluar ne Tirane kompanine tregtare CITY LOCKERS (bashkelidhur ekstrakti tregtar), cka eshte tregues se te dy motrat me te vellane jane ne marredhenie te ngushta jo vetem si lidhje biologjike, por dhe si lidhje biznesi.
Nga sa me siper arsyetohet se pasi Edi Rama ka urdheruar ne vitin 2023 arrestimin e Fredi Belerit, operacionin e ka drejtuar dhe koordinuar ministrja e Energjitikes Belinda Balluku, e cila ka aktivizuar dy shtetasit Oltion Bistri (ish-shefi I Operacionales ne polici) dhe prokurorin e rrethit te Vlores Aurel Zarkaj (te cilin e kishte te lidhur nepermjet kunatit Erald Elezi).
Bistri dhe Zarkaj kane montuar dosjen nen instruksionet e Ballukut dhe nen urdhrat e Edi Rames.
Kur ndodhi e papritura nje vit me vone dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku per 24 ore I ka emeruar atij kunatin Erald Elezi si drejtor te Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare per t’I dhene garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte leshuar.
Erald Elezit I eshte dhene aseti me I rendesishem I infrastruktures kritike te energjise, si garanci qe Aurel Zarka te mos false dhe te mos tregoje te verteten e montimit te hetimit dhe arrestimit te Fredi Belerit.