Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në konferencën “Aleanca për Qytetarë të Pëgjegjshëm” në Londër, që bashkoi pjesëmarrës nga mbi 90 shtete, përfshirë anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë nga Britania, Europa dhe Australia.
Në fjalën e tij, Kryetari Mike Johnson theksoi nevojën për ringritjen e vlerave të individit dhe lirisë, përballë tendencave të kontrollit nga qeveritë në emër të globalizmit.
Liderja konservatore Kemi Badenoch foli për rëndësinë e ruajtjes së vlerave familjare dhe kombëtare, ndërsa analisti Jordan Peterson analizoi gjendjen e shoqërive dhe nevojën për forcimin e lirisë dhe individëve për të kundërshtuar shpërbërjen e familjeve dhe shoqërive.
Gjatë aktivitetit, Mediu takoi Kongresmenin Mike Cloud, Kongreswomen Harriet Hageman dhe Presidentin e Heritage Foundation, Kevin Roberts.
Postimi:
Londër: Britani e Madhe
Filloj konferenca”Aleanca për qytetarë të përgjegjshëm”.
Kjo konferencë ka bërë së bashku pjestarë nga mbi 90 vënde të botës..
Anëtarë të Kongresit Amerikan, politikan nga Britania, Europa dhe Australia.
Në fjalën e tij Kryetari Mike Johnson foli për për nevojën e ringritjes së vlerave të individit dhe lirisë në përballje me tendencën e kontrollit të qeverive në emër të globalizmit.
Nevoja për të ruajtur vlerat familjare, traditën, kulturën dhe identitetet kombëtare, si dhe një partneritet të Europës me SHBA bazuar mbi këto vlera.
Po ashtu të njëjtin qëndrim për nevojën e rikthimit të konservatorëve Anglez foli dhe liderja e tyre Kemi Badenoch etj.
Një analizë të thellë të gjëndjes së shoqërive sot dhe nevojës së ringritjes së vlerave njerëzore bazuar mbi lirinë dhe forcën e individit, në përballje me tendencat e shpërbërjes së familjes, shoqërive dhe kombeve të inspiruar nga e majta e prezantoj filizofi dhe analisti Kandez Jordan Peterson.
Gjatë aktivitetit pata kënaqësinë të takohesha me Kongresmenin nga Tx Mike Cloud dhe Kongreswomen Harriet Hageman, Presidentin e Heritage foundation Kevin Roberts, Lordin Dan Hannan, eurodeputet etj.