Liga e Kampionëve / Atalanta bie përballë Club Brugge, kualifikohen Bayern e Benfica


Një ndërhyrje e gabuar në minutën e 94-t i mbrojtësit të Celticut, Cameron Carter-Vickers, ia mundësoi Bayernit kualifikimin në një të tetën e finales të Ligës së Kampionëve.

Amerikani Carter-Vickers në tentim për të larguar topin, qëlloi këmbën e Alphonso Daviesit, të cilit iu numërua goli i barazimit 1:1.

Me rezultatin 1:1 gjigantit gjerman siguroi kalimin tutje në Champions. Bayerni kaloi në një të tetën e finales me rezultat të përgjithshëm 3:2. Javën e kaluar fitoi 2:1.

Celticu avancoi në minutën e 63-të me goli ne Nicolas-Gerrit Kuhn.

Por nuk ia doli ta ruajë deri në fund të takimit dhe kështu eliminohet nga Championsi.

Ndonëse ishte favorite e madhe, edhe Atalanta u eliminua nga skuadra belge, Club Brugge.

Brugge ndeshjen e parë në Belgjikë e kishte fituar 2:1. Ndërkohë të martën mbrëma në Bergamo fitoi me rezultatin 3:1. Dhe avancoi me rezultatin e përgjithshëm 5:2.

Plot gjashtë gola janë shënuar në ndeshjen mes Benficas dhe Monacos, të zhvilluar të martë mbrëma në Lisbonë.

Ndeshja përfundoi 3:3, ndërsa në një të tetën e finales avancoi Benfica, falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Monaco.

Kerem Aktukoglu shënoi për epërsinë 1:0 të Benfica.

Monaco u përgjigj me dy gola. Për 1:1 shënoi Takumi Minamino në minutën e 32-të, ndërsa për 2:1 Eliesse Ben Seghir në minutën e 51-të.

Ndeshja më pas u bë edhe më dramatike.

Vangelis Pavlidis realizoi nga pika e bardhë në minutën e 76-të për 2:2, ndërsa në epërsi 3:2 Monaco kaloi në minutën e 81-të me golin e George Ilenikhena.

Por mesfushori turk, Orkun Kokçu shënoi tjetër gol për Benfican në minutën e 84-t. Ai shënoi për barazim të rezultatit në 3:3.

Shifrat më nuk ndryshuan dhe me rezultatin 4:3, Benfica avancon në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve.