RENEA ka nisur një operacion blic në zonën e Dobraçit në Shkodër.
Forca të shumta policie kanë shkuar në zonë rreth orës 5 të mëngjesit ndërsa dyshohet se aksioni ka lidhje me masakrën e ndodhur më 30 tetor 2024 ku u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici e Arlind Bushati ndërsa humbën jetën edhe çifti Bashkim e Flutura Basha që po kalonin me motor.
Deri tani nuk ka ende të dhëna nëse ka të ndaluar.
Për masakrën e Dobraçit janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakicaj e Samuel Troshani megjithatë përfshirja e tyre nuk është zbardhur ende.