Milan eliminohet nga Liga e Kampionëve, barazon në San Siro me Feynoordin


Milani është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi humbi ndaj Feynoord në të dyja sfidat me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Mbrëmjen e sotme në San Siro sfida përfundoi 1-1.

Golin për kuq e zinjtë e shënoi në minutën e parë Gimenez.

Më pas 7 herë kampionët e Ligës së Kampionëve nuk arritën të bënin më shumë pavarësisht përpjekjeve por u ndëshkuan në minutën 73’ nga holandezët.

Në minutën e 51 Milani mbeti me një lojtar më pak pasi Hernandez mori kartonin e dytë të verdhë.

Feynoordi kalon në fazën tjetër ku do gjejë pas shortit një mes Interit dhe Arsenalit.