Ulja e temperaturave në orët e para të mëngjesit ka sjellë ngrica në rrugë dhe vështirësi në lëvizjen e makinave.
Probleme ka pasur në rrugën kombëtare dhe ato nëpër fshatra, raporton Report Tv.
Shumë drejtues makinash kanë hasur probleme në lëvizje në rrugën Qafë e Buallit-Plan i Bardhë, pjesë e Rrugës së Arbrit, kjo për shkak të moskriposjes së asfaltit.