Paramilitarët masakra në Sudan, vrasin 200 civilë


RSF e Sudanit ka vrarë më shumë se 200 njerëz në sulmet në fshatrat përreth shtetit të Nilit të Bardhë gjatë tre ditëve të fundit, tha një grup aktivist.

Grupi, i njohur si Avokatët e Urgjencës dhe i përbërë nga ekspertë ligjorë, ka mbikëqyrur shkeljet e të drejtave të njeriut duke përfshirë sulmet ndaj civilëve gjatë konfliktit në Sudan, shkruan Times of India.

RSF kreu “ekzekutime, rrëmbime, zhdukje me forcë dhe grabitje pronash” gjatë sulmit që nga e shtuna, i cili la gjithashtu qindra të plagosur ose të zhdukur, tha grupi.