“Regjistrohuni për të votuar dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë”- Berisha thirrje emigrantëve


Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen në platformën PER të KQZ për të votuar më 11 maj, duke theksuar se koha po kalon shpejt.

Ai u kërkoi të votojnë për PD dhe të mbështesin ndryshimin e madh të Shqipërisë. Berisha nënvizoi rëndësinë e regjistrimit dhe ftoi demokratët të trefishojnë votën e tyre për të kontribuar në transformimin e vendit.

Gjithashtu u bëri thirrje demokratëve të shfrytëzojnë këtë periudhë për të trefishuar votën e tyre.

Të gjithë emigranteve, të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, 4 marsi është nesër, në kuptimin e asaj që koha po ikën me shpejtësi, ndaj edhe konsiderojeni 4 marsin si një ditë të nesërme, nën mënyrë që të regjistroheni vetë, të regjistroni familjarët tuaj, të regjistroni dhe bisedoni me miqtë tuaj, të regjistrohen për të votuar, për të ushtruar të drejtën e votës dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë.

Vota juaj, në këto zgjedhje ka peshën më të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të jashtëzakonshme, ndaj edhe ju drejtohen ju sot, kudo që jeni. Bëni gjithçka dhe regjistrohuni në platformën PER te portalit të KQZ, në mënyrë që të firmosni më 11 maj ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë.

Gjithashtu kam një thirrje për çdo demokrat dhe mbështetës të PD, shfrytëzoni këtë periudhë që të 2 dhe 3-fishoni votën tuaj. Është rast unik në jetë. Është një rast që ju shumëfishoni kontributin në dyshimin e Shqipërisë, në interesin më të mirë tuajin dhe të shqiptarëve.

Projekti i PD-së do të jetë projekti më madhështor, më transformues, më i bukur.”