Një person është vetëvrarë në Shkodër paraditen e sotme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, shkruan Shqiptarja.
Dyshohet se 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar të renë Anila Ndoka, teksa ndodheshin brenda makinës e më pas ka qëlluar për vdekje veten.
E reja është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”