Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
GJKKO ka caktuar të njëjtën masë edhe për biznesmenët Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Ata dyshohen për përfshirje në tenderë të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës, në të njëjtën çështje që çoi në arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.