Gaz Bardhi: Drejtorët e Belindës ditën në fushatë, natën i firmosin tendera njëri-tjetrit


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar mbi një investigim të bërë nga Kapitali.al në lidhje me disa drejtorë në varësi të ministres Balluku, të cilët sipas investigimit në fjalë kanë firmosur një tender me vlerë 8.4 milion euro, pas një mbledhjeje formale midis tyre.

Në postimin e tij, Bardhi shkruan se drejtorët e ministres Balluku ushtrojnë presion mbi qytetarët e Fierit për fushatën elektorale, ndërsa nga ana tjetër firmosin tendera që iu shërbejnë veç tyre.

 

Çfarë përmend artikulli?

“Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve hapi një tender me vlerë 8.9 milionë euro për sistemin e ri të kanalizimeve në zonën e Spillesë. Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo e bashkimit të shoqërisëve 2T dhe Adriatik me vlerë 8.4 milionë euro si dhe oferta e dytë e shoqërisë Fusha me vlerë 8.85 milionë euro, shumë pranë fondit limit.

Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve shpalli fituese bashkimin e kompanive 2T dhe Adriatik. Kompania e parë njihet gjerësisht për publikun si ndërtuesja e banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Ajo zotërohet nga dy aksionerë, njëri prej të cilëve është Artan Sako, vëllai i ish komandantit të Gardës.

Ndërsa kompania e dytë njihet si kompania e familjes së Spartak Kovaçit, pasi zotëruesi i 100 për qind të aksioneve të saj është Petrit Kovaçi, babai i ish drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit.”

Zyrtari që firmosi tenderi 8.4 milionë euro për Kovaçin është Klevis Jahaj, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Zoti Jahaj dhe zoti Kovaçi nuk janë të panjohur për njëri tjetrin. Bashkë ata kanë qarë hallet e Shqipërisë duke punuar ditë e natë për zgjidhjen e tyre dhe zhvillimin e vendit.

Në këtë foto Jahaj dhe Kovaçi shfaqen në një mbledhje të drejtuar nga Emirjana Sako, ku u shtruan bazat për reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës me plan rritjen e investimeve në shkallë rajonale. Dhe investimet me sa duket janë me cikël të mbyllur. Ata që marrin vendimet për investime, pasi mbarojnë mbledhjet i firmosin tendera njëri tjetrit.

Por ky është një tender që ka dhe një veçori tjetër. Të gjithë garuesit janë persona nën hetim ose me masë nga SPAK.

Duke marrë shkas nga ky investigim, deputeti Bardhi ngre një pyetje: Kur do të ndëshkohet korrupsioni i Ballukut, zëvendësve apo drejtorëve të saj?

 

Postimi i Gaz Bardhit:

DREJTORËT E BELINDËS DITËN NË FUSHATË DUKE USHTRUAR PRESION MBI QYTETARËT E FIERIT, NDËRKOHË QË NATËN KTHEHEN TË FIRMOSIN TENDERA PËR VETEN APO NJËRI-TJETRIN!

Në Fier Belinda Balluku ka anashkaluar socialsitët e ndershëm, i ka përbuzur, i ka nënvlerësuar, për ti zëvendësuar më Ceno Klosin apo Klevis Jahajn, që janë fytyra e saj në qarkun Fier! Njëri nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërsa tjetri kandidat për në SPAK me abuzimin masiv me tendera klientelist.

Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, apo Klevis Jahaj, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier.

Tentativës së tyre për të blerë dinjitetin e qytetarëve fierak, përmes pyetjes që bëjnë në çdo takim “çfarë doni në këmbim të votës, lekë apo favore?”, unë pres që ti jap përgjigje sa më parë Njësia e Posaçme e krijuar pranë SPAK për krimet zgjedhore. Por që sot di me siguri të plotë, që votën nuk e kërkojnë për ti shërbyer qytetarëve, por për të vazhduar të na vjedhin çdo ditë, siç tregon edhe investigimi i mëposhtëm.

Prandaj sot çdo qytetarë i ndershëm i këtij vendi bën pyetjen: KUR DO NDËSHKOHET KORRUPSIONI I BELINDA BALLUKUT, ZËVENDËSVE APO DREJTORËVE TË SAJ?

Mjafton ky investigim më poshtë për të nisur një hetim të plotë e të gjithanshëm për skemën “5D” të “berberëve” të Belindës. Vetëm në një tender shpërblejnë njëri tjetrin me 8.4 milion euro. Sa të tilla ka?

Më poshtë, ju ftoj të lexoni pjesë nga investigimi i Kapitali.al:

Zyrtari që firmosi tenderin 8.4 milionë euro për Kovaçin është KLEVIS JAHAJ, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Zoti Jahaj dhe zoti Kovaçi nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin.

Në këtë foto Jahaj dhe Kovaçi shfaqen në një mbledhje të drejtuar nga Emirjana Sako, ku u shtruan bazat për reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës me plan rritjen e investimeve në shkallë rajonale. Dhe investimet me sa duket janë me cikël të mbyllur. Ata që marrin vendimet për investime, pasi mbarojnë mbledhjet i firmosin tendera njëri tjetrit.

Megjithatë fijet e këtyre personazheve me pushtetin ngjasojnë me ato të merimangës. Zoti Kovaçi është duke ndërtuar një hotel luksoz në Durrës. I quajtur Azure Elegance Hotel, leja për të është marrë në maj të vitit 2023 nga kompania Adriatic Union. Kjo e fundit në atë kohë zotërohej nga dy aksionerë, Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Ceno Klosi.

Më vonë, pas marrjes së lejes me firmën e Edi Ramës, Genti Klosi i shiti aksionet për një çmim simbolik dhe pronar i kompanisë u bë 100 për qind Petrit Kovaçi. Nuk dihet nëse shitja ka qenë reale, pasi një sërë hetimesh të SPAK kanë treguar se në shumë raste pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanive nuk përputhen.

May be an image of 3 people and text that says 'INVESTIGIM KRYESORE Drejtorët e Ballukut/ Rioshët që po ndërtojnë Shqipërinë duke marrë tenderat vet 19 SHKURT, 2025 4 MINUTES READ f 4 OB OREAGO AGO P'