Hamasi do lirojë gjashtë pengje të tjerë të shtunën, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
Nga 33 pengjet që do lirohen sipas fazës së parë të marrëveshjes me tre faza të armëpushimit, 19 tashmë janë liruar, shkruan The Independent.
Izraeli thotë se 8 pengje nga 14 të mbeturit, janë të vdekur. Kjo do të thotë se gjashtë pengjet që do lirohen të shtunën janë të fundit të mbetur gjallë që do shkëmbehen sipas kësaj faze të marrëveshjes. Vetëm tre pritej të liroheshin këtë javë.
Hamasi tha se do kthejë katër trupa gjatë shkëmbimit, që do çojë në në lirimin e qindra palestinezëve të mbajtur nga Izraeli, shumica e të cilëve mbahen pa akuza.
Familja Bibas do përfshihet në dorëzimin e trupave, duke iu referuar Shiri Bibas dhe dy djemve të saj të vegjël, Ariel dhe Kfir, tha Hamasi.
Izraeli ka thënë se ishte shumë i shqetësuar për familjen Bibas, ndërsa Hamasi tha se ata u vranë në një sulm ajror izraelit në fillim të luftës.
Kfir, i cili ishte 9 muajsh në atë kohë, ishte pengu më i ri i marrë në sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi që shkaktoi sulmin e Izraelit në Gaza.
Një video e rrëmbimit tregoi Shirin duke i futur djemtë në një batanije dhe duke u larguar me militantët e armatosur.
Yarden Bibas, bashkëshorti dhe babai, u rrëmbye veçmas dhe u lirua në fillim të këtij muaji.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ra dakord të lejojë shtëpi të lëvizshme dhe pajisje ndërtimi në Gaza si pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar lirimin e pengjeve, thanë zyrtarët.
Hamasi javën e kaluar kërcënoi se do vononte lirimin e pengjeve, duke përmendur kundërshtimin për të lejuar shtëpitë e lëvizshme dhe pajisjet e rënda mes shkeljeve të tjera të supozuara të armëpushimit.
Hamasi ka ende rreth 70 robër, rreth gjysma që besohet të jenë të vdekur, pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit.
Faza e tanishme e armëpushimit përfundon në fillim të marsit dhe ekziston frika se luftimet do rifillojnë më pas nëse nuk zgjatet armëpushimi i brishtë.
Rreth 1200 njerëz u vranë dhe rreth 250 u rrëmbyen në sulmin e 7 tetorit.
Më shumë se gjysma e robërve janë liruar në marrëveshjet e armëpushimit dhe marrëveshjeve të tjera, ndërsa 8 janë shpëtuar në operacione ushtarake.
Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit ka vrarë më shumë se 48,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrest për kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant.