Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi njërit prej tyre i është kapur një pistoletë pa leje dhe një krehër me fishekë që dyshohet se do i shiste.
Gentian Basha e Prend Bala u ndaluan për kontroll në “Zogun e Zi” teksa udhëtonin me një makinë “Honda”. Pas kontrollit fizik, Prend Balës iu gjet pistoleta pa leje, ndërsa Gentian Basha u shoqërua pasi kundërshtoi me forcë efektivët, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin Gentian Basha dhe pasagjer shtetasin Prend Bala Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Prend Bala, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi Gentian Basha ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi Prend Bala ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja.” – thuhet në njoftimin e policisë.