Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon dëshminë e Albin Kurtit për rezervat shtetërore


Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës kërkesën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dëshmojë si dëshmitar për dyshimet mbi keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, konfirmoi se kërkesa është në shqyrtim. Kurti ishte ftuar për dëshmi më 11 dhjetor dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u intervistuar në zyrën e tij.

Në këtë çështje janë të dyshuar edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.