Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha të martën se synon të vendosë tarifa 25% për gjysmëpërçuesit dhe importet farmaceutike, e fundit në një seri masash që kërcënojnë të përmbysin tregtinë ndërkombëtare, shkruan Reuters.
Të premten, Trump tha se taksat për automobilat do hyjnë në fuqi në prill, një ditë pasi anëtarët e kabinetit të tij do t’i dorëzojnë atij raporte, ndërsa ai kërkon të riformatojë tregtinë globale.
Trump ka kritikuar prej kohësh atë që ai e quan trajtimin e padrejtë të eksporteve të automobilave amerikanë në tregjet e huaja.
Bashkimi Evropian ka vendosur një tarifë prej 10% për importet e automjeteve, katër herë më shumë se tarifa e SHBA-ve për makinat e pasagjerëve prej 2.5%. Megjithatë, SHBA-të kanë tarifë 25% për kamionët nga vende të tjera përveç Meksikës dhe Kanadasë, një taksë që i bën automjetet shumë fitimprurëse për prodhuesit e automjeteve në Detroit.
Shefi i tregtisë së BE-së Maros Sefcovic do takohet me homologun amerikan ë Howard Lutnick, kandidatin e Trump në Uashington të mërkurën për të diskutuar tarifat e ndryshme të kërcënuara nga Trump.