Vetëvritet efektivi i Policisë së Burgjeve


Një efektivi Policisë së Burgjeve është vetëvrarë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Musarai” në Tiranë ndërsa viktimë ka mbetur 48-vjecari me iniciale G.A., i cili punonte në burgun 313 në kryeqytet.

Njoftimi

“Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet.