Basha: Batutat e lodhura të Ramës me gjumin nuk më prishin dremitjen më të vogël


Në takimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” u transmetua një dokumentar që pasqyron transformimin e Tiranës ndër vite, duke sjellë pamje nga vitet ’90 deri te ndryshimet e sotme.

Një segment i shkurtër iu kushtua edhe Lulzim Bashës, i cili drejtoi Bashkinë e Tiranës nga viti 2011 deri në 2015. Me ironi, Partia Socialiste e paraqiti këtë periudhë si një kohë ku ai qëndroi pasiv, duke e portretizuar si një kryetar që “fjeti gjumë”.

Për këtë ka reaguar Lulzim Basha i cili i quan “batuta të lodhura” ato që i bëhen për gjumin që nuk i prishin as dremitjen më të vogël.

Basha thotë se Rama e konsideron vjedhjen sukses dhe i që mblodhi sot punonjësit e Bashkisë Tiranë si vullnetarët e Enverit.

As dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin, nga ai që vjedhjen e konsideron sukses, aq sa, mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë.

Moto e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtësinë në veprim.

Shqipëria meriton më shumë”-shkruan Basha.