Berisha mbledh në 12:00 kryesinë për primaret


Berisha do mbledhë sot në orën 12:00 kryesinë për të diskutuar primaret që nisin më 1 mars.

Në primare pritet të marrin pjesë 300 kandidatë ndërsa lista e tyre do kaljë  për miratim në kryesi, raporton gazetari Osman Stafa për News24. 

Deri tani disa figura publike e ish-deputetë të PD-së kanë njoftuar mospjesëmarrjen në primare.

Ndërkohë ish-deputetët Helidon Bushati e Ferdinand Xhaferraj si dhe kandidati për bashkinë Vorë Indrit Hoxha kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në primare pasi ato mund të ndikojnë në përçarje.