Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “kukull të George Soros” dhe liderin më të diskredituar në Europë.
Berisha theksoi se PD ka qenë gjithnjë kundër doktrinës së Sorosit, duke kundërshtuar globalizimin, drogën dhe censurën.
Ai akuzoi Ramën se ka paguar 150 mijë euro për një hapësirë në “New York Times”, ku u botua një artikull kritik ndaj tij.
“Jemi përqendruar në përpunimin e alternativës tonë pas zgjedhjeve të 11 majit. Problematikat tona kryesore lidhen më qytetarin, Rama i shkallmuar.
Kjo është e vërteta. Nuk e shndërruam ne atë në kukull të Sorosit ai i bën zgjedhjet vetë ai. Ne luftuam me të gjithë përpjekjet tona kundër doktrinës së Xhorxh Soros, të globalizmit të drogës të censurës dhe me radhë. Rama sot është njeriu më i damkosur, është kryeministri më i damkosur në Europë, si kukull e Xhorxh Soros.
Dy ditë më parë pagoi 150 mijë kush e di sa ka kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Times kundër meje, se dje një nga kryestrategët e rikthimit të Trump i deklaronte Nju York Times se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punë e Trump-it To Make Albania Great Again dhe se Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe akuzat e Berishës janë të mirëfillta politike. Një ditë para thoshte se ishte artikull i sponsorizuar dhe se tjetri nuk ishte i sponsorizuar.”