Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar përsëri kërkesën e Ajola Xoxës, e cila ka kërkuar kundërshtimin e kontrolleve të ushtruara nga BKH me urdhër të SPAK në një ambient në pronësi të saj në godinën e “Sky Tower”.
Xoxa kishte dorëzuar në gjykatë një kërkesë ku kundërshtonte kontrollin e kryer më datën 14 janar në një godinë të regjistruar si apartament, i cili përdorej si magazinë për mbajtjen e sendeve personale.
Ka qenë gjyqtari Erion Bani ai që rrëzoi kërkesën e saj, raporton Shqiptarja.com.
Kontrollet u ushtruan në janar të këtij viti, gjatë të cilave u sekuestruan sende me vlerë për hetimin. Mes kërkesave të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e celularit të sekuestruar, e cila është rrëzuar edhe më herët nga gjykata.