“Lubi e prokurimeve publike”- Berisha akuzon Ballukun: E identifikuan si “Anesta Angoni”


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi  zv.kryeministren  Belinda Balluku, gjatë konferencës që zhvilloi sot me gazetarët.

Ai tha se tashmë ka ardhur radha e Belinda Ballukut që të përballet me drejtësinë, pasi figura e saj fshihet pas emrit të Nesti Angonit.

“Belinda Lubi Balluku fshihet se pasi e identifikuan shqiptarët si Lubi në tendera e prokurime dhe si Anesta Angoni tani e din që e ka radhën vetë.

Skandali i fundit me USAID po merr dimensione të mëdha , ka marrë 10 mln ajo, del Delina dhe thotë do më ccojë në gjyq, ata kanë dokument amerikane pastaj ajo tjetra nuk ndihet.

Këta po kundërmojnë në mbarë botën dhe kjo e ka përmbysur klimën në Shqipëri. Shqiptarët konstatojnë se ne u kemi thënë të vërtetën, ne nuk pretendojmë se PD është profeti por të vërtetat i ka thënë.”