“Më 11 maj do e tundim si asnjëherë tjetër” – Rama


Kryeministri Rama tha sot se nën qeverisjen  e tij Shqipëria është zhvilluar shumë ekonomikisht duke përmendur dy-tre shifra si të ardhurat për frymë e produkti i brendshëm.

Ai komentoi sërish drejtësinë në vend duke thënë se ai dhe PS-ja kanë heshtur strategjikisht pavarësisht problemeve që kanë hasur të drejtësia, në mënyrë që kjo të pavarësohej e të fitonte forcën e duhur për të ecur me këmbët e veta.

“Jemi sot  mbi 10 mijë euro për frymë, kemi qenë me 4 mijë euro për frymë. Kemi nisur me prodhimin e brendshëm me 10 miliardë euro dhe sot jemi në mbi 25 miliardë euro. Në turizëm kemi nisur me 1 milion pasagjerë, vitin e shkuar ishim mbi 11 milionë pasagjerë. Kemi heshtur në mënyrë strategjike vitet e fundit për t’u dhënë mbështetje të plotë SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë. Tani që kjo heshtje strategjike ka dhënë efektet te pavarësia e drejtësisë, duhet të flasim për standardet. Jemi shumë seriozë në investimin tonë për drejtësinë, ndryshe nuk do kishte fare SPAK. Ka pasur momente kur jemi skandalizuar po kemi shtrënguar dhëmbët spese drejtësia duhet të ishte e pavarur.” – tha Rama.

Në fund ai tha se shumë shpejt do nisë maratonën e takimeve nëpër Shqipëri duke u zotuar për një fitore spektakolare.

“Për pak ditë fillojmë maratonën Sy m’sy është kudo, andej, këtej, në kafe, buzë lumit, buzë detit në majë të malit. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit. Edhe këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do i japim një mësim shumëkujt. Për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismailt Qemalit në rresthin e të 27-ve, ky do jetë i 28-ti. Albania forever.” – tha Rama.