Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë, Ristani: Na mungon kryetari të na drejtojë në punët tona


Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se frenat e drejtimit të kryeqytetit i ka marrë kryeministri Rama.

Në një takim që sot kreu i qeverisë bëri më të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës, u prezantua një dokumentar me punën që ai ka bërë kur ka drejtuar bashkinë më të madhe në vend, por edhe punët e  bëra gjatë drejtimit të Erion Veliajt.

E para që mori fjalën ishte nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, e cila i uroj kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama “rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”.

“Atij i është ndaluar të na drejtojë në punën tonë, detyrat tona, që e bënte me aq detaje dhe kujdes, gatishmëria jonë për t’u rritur dhe dëshira për të vazhduar përpara misionin tonë na mbledh këtu sot. I detyrohemi jo vetëm kryetarit, por të gjithë qytetarëve të bashkisë Tiranë që i besuan Erion Veliajt 3 herë qytetin e tyre.”

Puna jonë nuk ka mbaruar ende, Tirana është krenare të mbajë titullin e kryeqytetit mesdhetar. Ka krijuar reputacionin e saj si kryeqyteti europian i rinisë dhe sportit. Puna jonë ende nuk ka mbaruar.

Pastrimi duhet të vijojë me kujdes dhe sqimë nga të gjithë” thoshte Veliaj. Një merak i kryetarit ishte edhe arsimi dhe ndërtimi i shkollave të reja. Puna do të vijojë me shkolla, ushqimin për shkollat 9-vjeçare dhe ndërtimin e konvikteve të tjera në Qytet Studenti.”tha nenkryetarja.