“Një komedian modest nxiti SHBA-të të shpenzonin 350 miliardë dollarë në luftën e Ukrainës” – Trump godet Zelensky-n


Presidenti amerikan e quajti atë ukrainas Zelensky një komedian të suksesshëm që nxiti SHBA-të të shpenzonin 350 miliardë dollarë në luftën me Rusinë që nuk duhet të niste dhe që nuk mund të fitohej.

Në një postim në median e tij Truth Social, Trump nënvizoi se SHBA-të kanë shpenzuar 200 miliardë më shumë se Evropa në luftën e Ukrainës duke shtuar se ndërsa Evropa i ka siguruar lekët e veta, SHBA-të nuk do marrin asgjë nga ato që kanë  shpenzuar.

Trump vijon duke e quajtur Zelensky-n “diktator” pa zgjedhje që më mirë të lëvizë shejt ndryshe Ukraina mund të mos ekzistojë më.

“Mendoni për këtë, një komedian modest i suksesshëm, Volodymyr Zelenskyy, i nxiti Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të shkuar në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të fillonte kurrë, por një luftë që ai, pa SHBA-në dhe “TRUMP-in”, nuk do të mund ta zgjidhte kurrë. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Evropa, dhe paratë e Evropës janë të garantuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin asgjë. Pse Joe Biden i përgjumur nuk kërkoi Barazimin, pasi kjo luftë është shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne – Ne kemi një oqean të madh e të bukur si ndarje. Për më tepër, Zelenskyy pranon se gjysma e parave që i dërguam atij “MUNGON”. Ai refuzon të ketë zgjedhje, është shumë i ulët në sondazhet në Ukrainë dhe e vetmja gjë në të cilën ishte i zoti ishte të luante Biden “si një fyell”. Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend. Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses një fund të Luftës me Rusinë, diçka që të gjithë pranojnë se vetëm “TRUMP” dhe administrata Trump mund ta bëjnë. Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa ka dështuar të sjellë paqen dhe Zelenskyy ndoshta dëshiron të mbajë “trenin e ushqimit”. Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA kanë vdekur pa qenë nevoja – Dhe kështu vazhdon…..” – shkruan Trump.