“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS”- Rama


Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi virtual me qytetarët, foli mbi Reformën në Drejtësi, duke theksuar rolin vendimtar të Partisë Socialiste në inicimin dhe zbatimin e saj. Ai vlerësoi mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së në këtë proces, por nënvizoi se pavarësia e institucioneve të drejtësisë varet nga vullneti i PS-së.

Kryeministri akuzoi kundërshtarët politikë për pengimin e reformës, duke theksuar se Partia Socialiste ka qenë e vetmja forcë që e ka mbrojtur atë. 

“Pa mbështetjen e aleatëve strategjikë, kjo reformë do të kishte rrugë tjetër dhe do të ishte e pamundur.”
Ai gjithashtu theksoi se, falë kësaj reforme, për herë të parë në historinë e vendit, persona të lidhur me pushtetin politik janë nën hetim ose të dënuar nga prokurori dhe gjykata të pavarura, si SPAK dhe GJKKO.

 

 

Po të ishim kundër drejtësisë ne, do ishim këtu pa asgjë nga këto që sheh dhe komenton sikur i ka bërë Amerika. SHBA dhe BE kanë dhënë një mbështetje të madhe në reformën në drejtësi, por pavarësia e institucioneve të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS.

Nëse PS e lëshon këtë llogore e keni parë shumë mirë si janë rreshtuar të tjerët në luftën kundër drejtësisë dhe bombardimit të drejtësisë”, tha Rama.