Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po tenton të hedhe në erë reformën në drejtësi dhe organet e reja të dalë nga kjo reformë, ndërsa kritikoi SPAK-un dhe GJKKO-n për “gabimet” e tyre, siç i quajti ai.
“Edhe kur nisëm të ndërtonim Sheshin Skënderbej, duke ua vënë kazmën për t’I zëvendesuar me shpifësirat e tyre antiqytet, ashtu duan ti vënë kazmën dhe reformës në drejtësi, dhe SPAK-ut, edhe llogores tonë në luftën kundër korrupsionit.”
“Të gjithë bëjnë gabime dhe bën më shumë gabimë ai që punon më shumë se ai që sdi ca është puna. Edhe organet e reja të drejtëisë nuk kanë sit ë jenë të pagabuesme. Gabimet tona nuk shkatrërrojnë jetë njerëzish, familje, sipërmarrje dhe interesa punlikë, siç ndodh kur gabon drejtësia.”
Më tej në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se nuk i takon atij të thotë nëse Erion Veliaj është fajtor ose jo.
Derisa çështja e tij të marrë drejtim, Rama tha se vëmendja e tij për Tiranën do jetë e pandërprerë. Kryeministria u shpreh se uron që Veliajt t’i japin të drejtën e një gjyqi dinjitoz.
“Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor. Pavarësisht se ca mendojmë ne, barra ime është që në këtë detyrë të qëndroj mbi opinionin tim dhe t’ia lë drejtësisë të ndajë këtë dilemë duke mbështetur pavarësinë e organeve të drejtësisë. Barra juaj e përbashkët është që makineria e bashkisë së Tiranës të mos fiket as një minutë po të xhirojë 24 orë në të gjitha drejtimet. Deri kur çështja e Erionit të marrë drejtim, vëmendja ime për Tiranën do jetë e pandërprerë. Uroj dhe dua të besoj akoma që përtej asaj çka mendojmë për fajësinë e tij, organet e drejtësisë do ia japin të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz duke i dhënë fund praktikave brutale të prangave pa gjyq.”-u shrpeh Rama.