Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për çështjen “Plumbi i Artë”, ku dëshmitari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po përgjigjet ndaj pyetjeve të avokatëve.
Gjatë dëshmisë, Dumani ka treguar përfshirjen e tij në disa grabitje dhe vrasje, duke përmendur si bashkëpunëtorë Dorian Shkozën, Ardian Çollakun, Gent Sharrën dhe Talo Çelën. Ai pranoi se në vitin 2018 qëlloi për vdekje një kambist në Elbasan, i cili kishte refuzuar t’i dorëzonte paratë.
Dumani detajoi se organizimi i grabitjeve bëhej me kujdes, duke studiuar lëvizjet e viktimave dhe duke përdorur makina të vjedhura. Ai pranoi gjithashtu përfshirjen në një grabitje në Kavajë gjatë viteve 2012-2013, ku u vodhën rreth 20 milion lekë.
Pjesë nga dëshmia në GJKKO
Gentian Sharra: Në grabitje ka qenë vëllai jot Dashnor Dumani.
Debat mes të pandehurit Gentian Sharra dhe të penduarit Nuredin Dumani.
Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?
Nuredin Dumani: Po kam bërë me klientin tënd. Kam qenë unë, Talo Çela, Gentian Sharra dhe Ilirajn Feçi! Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura dhe Feçi lëvizte me një BMW seria 5. Makinat ishin të vjedhura. Në takoheshim shpesh 2-3 herë në javë. Ne nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri.
Avokati Hazizaj: Kur ka ndodhur vjedhja?
Nuredin Dumani: Vjedhja ka ndodhur fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.
Avokati Hazizaj: Çfarë keni veshur atë ditë?
Nuredin Dumani: Rroba, të bardha dhe të kuqe jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do të iknim me vrap, emrin s’ia dija por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Feçi ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimi është bërë në afërsi rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feçit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës, jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.
Avokati Hazizaj: Cila është shuma që grabitët?
Nuredin Dumani: Diku tek 20 milion, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë secili nga 5.
Gentian Sharra: Që nga arrestimi dhe në ballafaqimet që kemi bërë bashke janë 5 herë deklarime dhe jeni kontradiktor.
Ndërhyn prokuroria krijohet debat mes palëve. Për aspektin procedural.
Nuredin Dumani: Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi, s’kam blere shtëpi.
Avokati Hazizaj: Keni ndonjë shok me emrin Tani?
Nuredin Dumani: S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më.
Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen ka frikë se janë mediat aty.
Avokati Hazizaj: Në Elbasan ke kryer grabitje tjetër?
Nuredin Dumani: Mesa mbaj mend unë kemi kryer. Kemi organizuar kur dikush te gjen grabitje, e studion zonën e te tjera dhe krijon sigurie se sa para ka me vete “viktima” por duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete se ke përgjegjësi. Pasi bëhej edhe me interesa me përqindje, ai që ka informacionin.
Avokati Hazizaj: E kuptova
Nuredin Dumani: faleminderit.
Batuta mes avokatit dhe të penduarit.
Nuredin Dumani: Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm, sapo falej namazi, se ishte ramazan dhe pashë njerëz që po shkonin në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre gjithë kambistët dolën në të njëjtin orar. Me armë kam qëllur unë, fillimisht në gjoks.
Ardian Çollaku nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të prishej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Çelës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte Benz me portobagazh vishnje.
Pasi ka dal kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbrit i kam thënë ulu në tokë, dhe më tha gjuaj. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose dy herë në gjoks dhe një herë në kupën e gjurit mesa mbaj mënd në gjurin e djathtë. Pasi morëm parat jemi larguar.
Unë kam marrë 17-20 milion lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela.