Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar disa nga masat kryesore të programit ekonomik të PD, duke e cilësuar atë si një përgjigje ndaj problemeve të akumuluara ndër vite.
Sipas Berishës, programi parashikon uljen e taksës së pronës me 500%, trefishimin e uljes së çmimit të energjisë për bizneset, reduktimin e çmimit të naftës me 40% dhe zbritjen e tatimit mbi të ardhurat në 10%.
Ai theksoi gjithashtu se do të nxitet prodhimi vendas dhe do të formalizohet turizmi, ndërsa në sektorin e shëndetësisë PD synon dyfishimin e buxhetit për kujdesin shëndetësor dhe garantimin e standardeve të trajtimit si në vendet e rajonit.
“Programi i PD jep përgjigje problemeve të akumuluara ndër vite. Taksa e pronës do ulet me 500%. Çmimi i energjisë për bizneset do ulet 3 herë ose 300%.
Çmimi i naftës do ulet me 40%. Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%…
Do nxitet prodhimi. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë.
Turizmin do ta formalizojmë. Statistika turistike thotë se informaliteti i turizmit është 8-10 herë më i madh se në Kroaci dhe Mal të Zi.
Prandaj edhe ato shifra.
Ne nuk premtojmë shëndetësi falas se kjo solli tragjedinë e këtij sistemi që kemi sot, por premtojmë dyfishim të buxhetit të kujdesit shëndetësor, garantojmë të njëjtat standarde mjekimi dhe ilaccesh si në vendet e tjera të rajonit.
Nuk mund të mungojmë më kurrë ilaçet si sot”, tha Berisha.