Kryeministri Rama ka paralajmëruar prokurorinë e SPAK-un që të mos survejojë partitë politike gjatë fushaës elektorale.
Në bashkëbisedimin me ndjekësit në Facebook, ai tha se uronte që lajmet se SPAK ka mbikëqyrur partië politike të jetë një lajthitje ndërsa paralajmëroi prokurorinë që të ndalë menjëherë çdo lloj survejimi në territorin e vendit.
“Është betejë për t’u bërë si aleat e partnerë të drejtësisë, pushtete të ndara por të vendosur sepse nuk mund të cënohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të cënohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen. Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet. Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptareve dhe të përfaqësuesve të tyre. Kështu që të gjitha këto janë me rëndësi për t’u diskutuar, por ama ajo që mbetet është domosdoshmëria për ta mbështetur fuqimisht drejtësinë, për ta mbështetur fuqimisht SPAK, për të mbështetur fuqimisht gjykatën që të bëjnë punën e tyre. Në fund secili vendos në punën e vet. Ata kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre, ndërkohë që ne vendosim në punën tonë, kemi të drejtë të marrim vendimet tona dhe nuk duhet të interferojmë tek njëri- tjetri.” – tha Rama në rubrikën Sy m’sy në Facebook.