Një ekzekutiv i Shërbimit të Brendshëm të SHBA-së (IRS) i tha stafit të enjten se rreth 6,000 punonjës do pushoheshin nga puna, tha një person i njohur me këtë çështje, në një lëvizje që do eliminonte afërsisht 6% të fuqisë punëtore të agjencisë,shkruan Reuters.
Shkurtimet janë pjesë e përpjekjes gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan Trump për zvogëlimin e përmasave të administratës që ka synuar rregullatorët e bankave, punonjësit e pyjeve, shkencëtarët e raketave dhe dhjetëra mijëra punonjës të tjerë të qeverisë. Përpjekja drejtohet nga miliarderi teknologjik Elon Musk, donatori më i madh i fushatës së Trump.
Musk ishte në skenë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në National Harbor, Maryland, kur presidenti argjentinas Javier Milei, i njohur për përdorimin e një sharrë elektrike me zinxhir për të ilustruar politikat e tij drastike për uljen e shpenzimeve qeveritare, i dorëzoi një të tillë.
“Kjo është sharrë elektrike kundër burokracisë,” tha Musk, duke mbajtur pajisjen lart.
Sindikatat e punës kanë paditur në gjykatë në përpjekje për të ndalur shkarkimet masive, sipas të cilave dhjetëra mijëra punëtorë federalë u është thënë se nuk kanë më punë, por një gjykatës federal në Uashington të enjten vendosi se ato mund të vazhdojnë tani për tani.