Shoqërohet Safet Bajri, urdhërarreste edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin


Safet Bajri është shoqëruar me urdhër të Gjykatës së Posaçme, tre ditë pasi forcat speciale RENEA zbarkuar në banesën e tij për të kryer kontrolle, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente drejt Tiranës.

Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër.

Ndërkohë urdhërarreste janë lëshuar edhe për krahun e djathtë të Safet Bajrit, Asmer Bilali dhe kushëririt të tij Behar Bajri.

Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Në një reagim të drejtpërdrejtë për Top Story në Top Channel para dy ditesh , Safet Bajri,mohoi çdo përfshirje në krime dhe hodhi poshtë akuzat për një konflikt me fisin e Licajve.

Bajri tha se po i hidhet baltë dhe se gjithçka rreth tij është e verifikueshme. Ai u shpreh se pasuria e tij është e kontrolluar dhe se nëse do të kishte pasuri të dyshimtë, atëherë SPAK do ta kishte hetuar.