Artisti vendos rekordin botëror për skulpturën më të vogël


Një mikro-artist ka vendosur një rekord të ri Guinness për ndërtimin e skulpturës më të vogël të punuar me dorë. David A Lindon, nga Bournemouth, tha se krijimit iu deshën muaj planifikimi dhe muaj të tëra krijimi për ta sjellë në jetë.

Ai vendosi rekordin botëror për skulpturën e tij të një pjese të kuqe Lego me përmasat 0.02517 mm me 0.02184 mm.

Lindon, një inxhinier që filloi punën si mikro-artist në vitin 2019, thotë se skulptura është afërsisht e njëjtë me madhësinë e një qelize të bardhë të gjakut të njeriut, shkruan BBC.

Ai është bërë i njohur për punën e tij duke krijuar pjesë miniaturë të artit, duke përfshirë tre rikrijime mikroskopike të kryeveprave të Van Gogh në një mekanizëm ore që u shit për 90,000 stërlina.

Krijimi i fundit i Lindon, që u punua nga një copë tullë e kuqe Lego, u mat nga ekipi në Evident Scientific duke përdorur një mikroskop drite.

Më pas u verifikua nga Spectrographic Limited në Leeds si skulptura më e vogël e bërë në histori.