Berisha fushatë në Itali, takim me diasporën


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të takohet nesër, më 22 shkurt, me bashkëkombësit e tij në Itali, në kuadër të angazhimit të tij me diasporën.

Takimi do të zhvillohet në qytetin e Parmës, në orën 15:00, në Auditoriumin Paganini, me adresë në Via Toscana N.5/A.

Në një postim, Berisha ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së diasporës në të ardhmen e Shqipërisë, duke i ftuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të jenë pjesë aktive e proceseve politike dhe të ndikojnë në zhvillimet kombëtare.