Sot në orën 10:30 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Meta, i cili ndodhet në burg prej tre muajsh, pritet të mos jetë i pranishëm në seancë. Ai kishte njoftuar më 20 qershor 2024 nisjen e procedurave të divorcit pas 26 vitesh martesë, duke deklaruar se arsyeja ishte afrimiteti i Kryemadhit me SPAK-un.
“Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.
Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 dhe ndodhet në burgun 313 në Tiranë, i akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie në lidhje me dosjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.