Ekzekutohet në gjykatë kreu i bandës kriminale në Sri Lanka


Drejtuesi i një prej bandave më famëkeqe bande është ekzekutuar me armë zjarri brenda gjykatës, në sallën e gjyqit në Sri Lanka, ndërsa autori ishte maskuar si një avokat duke u futur në sallë pa kurrfarë pengese.

Kreu i bandës Sanjeewa Kumara Samararathne ishte shoqëruar në gjykatë për t’u përballur me procedurat ligjore kur u qëllua. Policia thotë se ai ishte i dyshuar për disa raste vrasjesh

Të shtënat në kryeqytetin Colombo janë ndër një seri vrasjesh nga bandat rivale, të cilat kanë vijuar ‘aktivitetin’ ndërsa autoritetet zotohen të godasin paligjshmërinë dhe t’i vënë nën pranga anëtarët e tyre.

Kreu i bandës, i njohur gjerësisht si Ganemulle Sanjeewa, kishte qenë në paraburgim që kur u arrestua në shtator 2023.

Policia tha se ai ishte shoqëruar në gjykatë të mërkurën nga dhjetëra oficerë policie. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u qëllua, por u konstatua  i vdekur pas mbërritjes.

Personi i armatosur arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u kap nga policia. Ai është identifikuar nga autoritetet dhe mediat lokale, por policia thotë se ka përdorur disa emra.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçare duke premtuar dhe shpërblim për këdo që jep informacion, pasi dyshohet se ajo ka qenë bashkëpunëtore në krim. Po ashtu në pranga janë vënë edhe një polic dhe shofer furgoni, të dyshuar se kanë ndihmuar autorin./BBC