Nga Irena Beqiraj
Është e vërtetë, se liderët formohen nga prejardhja edhe përvojat e tyre, sikurse është po aq e vertetë se kultura dhe historia formësojnë sjelljen e kombit ndaj tyre.
Por qëndrimet e fundit të Liderit Global të Tiranës ndaj SPAK, herë prej kërcënuesi e herë prej shpëtimtari, tregojnë hapur një element thelbësor shumë të rëndësishëm, për mbijetesën e autokracive personaliste, element i cili shpesh del jashtë lenteve me të cilat jemi mësuar të analizojmë lidershipin e Ramës .
Thelbi që anashkalojmë shpesh në analizat tona është se regjimet autokratike personaliste , në krahasim me autokracitë e udhëhequra nga partia apo ushtria , për siguruar jetëgjatesinë kanë nevojë të pashmangshme për të krjuar ekuilibra nga të cilat buron edhe fuqia dhe dobësia e liderit.
Këto 12 vitet e fundit, Rama ka qenë i pakrahasueshëm për nga pushteti me këdo tjetër në këtë vend, edhe arritja e këtij rezulatati ka ardhur me kostot e një ekonomie të shtrembëruar, krijimin e një burokracie jofunksionale , hartimin e politikave jo të shëndosha, kontrollin mbi mediat dhe dobësimin maksimal të opozitës.
Centralizmi i pushtetit ne duart e Ramës nuk mund të realizohej pa dobësimin e institucioneve. Por nga ana tjetër institucionet e dobëta ka kanë vështirësuar qeverisjen duke dobësuar njëherazi edhe sundimin e tij .Rama i ka minuar rregullat, por nuk ka mudur t’i zëvendësojë ato me asgjë tjetër. Ndaj atij i është dashur gjithmonë si një artist cirku të mbajë ekulibrin në fijen e hollë të pushtetit duke mbajtur në dorë shkopin e liderit popullor .
Besoj të gjithë e kemi vënë re sesi ai përdor një gjuhë kritike kundër Europës për të ngacumaur bazën , por jo aq shumë sa të përfshihet në një konflikt me të; sesi ai përdor korrupsionin për të shpërblyer miqtë, edhe për të blerë mbështetje jashtë e brenda vendit por jo aq sa ekonomia të shembet; sesi manipulon lajmet, por jo aq sa njerëzit të fikin televizorin ; sesi i blen mendiat por pa i shkatërruar përfundimisht ato, pasi atij nuk i duhet një media plotësisht e pabesueshme nga publiku ; sesi shtyp kundërshtarët politikë, por jo aq shumë sa të shkaktojnë reagime; Sesi shfaqet si mbështetësi dhe reformatori i vazhdushëm i drejtesisë por sigurohet me anë të Komisioneve Antikorrupsion që institucionet te drejtësisë të mos të forcohen pasi bëhen rrezik të kthehet kundër tij .
Rama si të gjithë autokratët gjatë mbajtjes së pushtetit është përballur me dy kërcënime kryesore. Ai mund të rrëzohej nga bashkimi i elitës ose mund të rrëzohej nga një revoltë masive .
Në zbutjen e këtyre kërcënimeve Rama ka krijuar përceptimin e “liderit popullor” . Pikërisht krijimi i përceptimit të popllaritetit masiv ka krijuar më pak gjasa të që nëjrzit të dalin në rrugë dhe elitat të bashkohen për ta rrëzuar atë. Sepse në momentin që lideri përceptohet si popullor cdo përpjekje për ta rëzuar ka më pak gjasa të jetë e sukseshme. Ndaj që nga mandati i dytë e këtej e kemi parë Ramën të shfaqet duke kënduar tallava e duke kërcyër si arusha Silva . Më shumë sesa në Kuvend e mbedhje qeverie e kemi parë duke bashkëbiseduar “gju me gju” e “sy me sy” me popullin .
E kemi parë të distancohet nga lajmet e këqija duke i lënë vartësit e tij të thithin zemërimin e publikut dhe të luftojnë mes tyre.
Por për fatin e tij te keq historia ka treguar se ka disa ngjarje që shkaktojnë rënien e popullaritetit edhe mbajtjen e ekulibrave të pamudnur për autokratët personalistë .
Edhe arestimi i parë i një zyrtari të lartë në detyrë dhe figurës së dytë më të rëndësishme të partisë socialiste është nga ato lloj ngjarje që i bën zgjedhjet mjaft të rrezikshme për pushtetin e Ramës.
Sot nuk ka një frymor në rrethin e tij të ngushtë, apo që ka lidhur të ardhmen politike me të që nuk i kupton rreziqet e humbjes së tij. Kjo kuptueshmëri agrvon ne ketë moment te keq konfliket e brendëshme duke e dobësuar edhe më tej pushtetit e tij .
Po ashtu për fatin e tij te keq që prej 1954 historia ka tregur se largimi nga pushteti I autokratëve personalistë të tipit Rama , priret të jetë shumë më i shëmtuar sesa largimi i diktatorëve të tipit Hoxha. rreth 80% e autokratëve përsonalistë kanë përfunduar ose të vdekur në burg ose në internim.
Me sytë e zgurdullaur, duke nxjerrë duf e mllef me fjalorin vulgar , “Lideri Global i Tiranës” po tregon se eshtë në gjendjen më të keqe edhe dobesinë që fshihej pas forcës së tij .
Nga data 10 shkurt e këtej eshte e qartë për cdo mik e armik te tij, se ai e ka të pashmangshme ndarjen me turp nga pushteti kurdo që kjo të ndodhë. Po ashtu ikja e tij do të lër mbrapa një shtet te rënuar edhe një gërmadhë që quhet partia socialiste .
Por uroj te mos harrojmë edhe mësimin se nuk ka fund tjetër për cdo lider të fortë dhe njëkohësisht të dobët.