Gazetari i NY Times përgënjeshtron Berishën: Akuzat se Rama më ka paguar mua ose median 150 mijë dollarë, të rreme


Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel ka përgënjeshtruar deklaratat e kreut të PD-së Berisha, i cili dje tha se kryeministri Rama ka paguar 150 mijë dollarë median në fjalë, që të shkruante një artikull mbi punësimin nga PD-ja për fushatë të Chris LaCivita-s.

Vogel shkruan në X se akuzat e Berishës janë të rreme.

“Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më paguan mua (ose @nytimes) 150 mijë euro për të shkruar një histori për punësimin e @ChrisLaCivita nga partia e Berishës. Akuza e Berishës është e rreme.” – shkruan Vogel në X.

Kreu i PD-së deklaroi dje në konferencën me gazetarët se kryeministri Rama kishte paguar 150 mijë dollarë për një shkrim në Neë York Times mbi ardhjen e Chris LaCivita-s në Shqipëri.

“Dy ditë më parë pagoi 150 mijë kush e di sa ka kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Times kundër meje, se dje një nga kryestrategët e rikthimit të Trump i deklaronte Nju York Times se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punë e Trump-it To Make Albania Great Again dhe se Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe akuzat e Berishës janë të mirëfillta politike. Një ditë para thoshte se ishte artikull i sponsorizuar dhe se tjetri nuk ishte i sponsorizuar.” – tha dje Berisha.