Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, paraqitet në SPAK


Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Kjo nuk është hera e parë që ai thirret nga SPAK, pasi më 14 mars të vitit të kaluar ai ka dëshmuar për të njëjtën çështje.

Xhika akuzohet për abuzime gjatë kohës që drejtonte ARRSH, lidhur me ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan, një projekt që fillimisht u kontraktua për 240 milionë euro, por përfundoi me një kosto prej 400 milionë eurosh.

Ndërkohë, më 10 shkurt 2023, edhe Damian Gjiknuri ka dëshmuar në SPAK për hetimet mbi këtë aks rrugor.