Kreu i ekstremit të djathtë francez anulon fjalimin pasi Steve Bannon bëri gjestin nazist


Udhëheqësi i ekstremit të djathtë të Francës, Jordan Bardella, tha të premten se kishte anuluar fjalimin e tij në një takim të krahut të djathtë në Uashington pas një “gjesti që aludonte në ideologjinë naziste” nga Steve Bannon.

Presidenti i Partisë National Rally të Francës (RN), i cili ndodhet në kryeqytetin amerikan, tha se ai nuk ishte i pranishëm kur Bannon – një nga organizatorët e fushatës presidenciale të Trump në 2016 – bëri një gjest që është përshkruar si një përshëndetje naziste të enjten në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC).

Unë isha i ftuar… për të mbajtur një fjalim mbi lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës, si dhe dinamikën e fundit elektorale të partive patriotike në Evropë”, tha Bardella në një deklaratë, përcjell France 24.

Dje, ndërsa nuk isha i pranishëm në sallë, një nga folësit për shkak të provokimit i lejoi vetes një gjest që aludonte për ideologjinë naziste. Prandaj mora vendimin e menjëhershëm për të anuluar fjalimin tim që ishte caktuar sot pasdite,” tha ai.