Kreu i Partisë Nisma në Kosovë Fatmir Limaj e ka lënë të hapur bashkëpunimin me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të fundjavës së shkuar.
“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna, për tema nacionale. Ç’ka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj, shkruan Lajmi.
Më tej ai sqatoi se Nisma dhe AAK-janë parti të ndara e kësisoj i marrin vetë vendimet.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme.” – shtoi ai.
Pas deklaratës së Limajt ka ardhur menjëherë reagimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.
Ai shkruan se “e keqja ka emër-Albin Kurti”.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, partia në pushtet Vetëvendosje u rendit e para me 40.8% të votave, e dyta u rendit PDK-ja me 22.03% ndërsae treta LDK-ja me 17.63%.
Ndërsa koalicioni parazgjedhor AAK-Nisma të Haradinajt e Limajt u rendit në vendin e katërt me 7.46%.