Kryeministri izraelit Netanyahu tha të premten se Izraeli do e detyrojë Hamasin të paguajë për moskthimin e trupit të pengut Shiri Bibas siç ishte rënë dakord.
“Ne do veprojmë me vendosmëri për ta sjellë Shirin në shtëpi së bashku me të gjithë pengjet tanë – të gjallë dhe të vdekur – dhe të sigurojmë që Hamasi të paguajë çmimin e plotë për këtë shkelje mizore dhe të keqe të marrëveshjes,” tha ai në një deklaratë, shkruan reuters.
Deklarata erdhi pasi specialistët izraelitë thanë se një nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi të enjten ishte një grua e paidentifikuar dhe jo Shiri Bibas, dy djemtë e së cilës, Kfir dhe Ariel u dorëzuan dhe u identifikuan.
Netanyahu akuzoi Hamasin se po vepronte “në një mënyrë cinike të papërshkrueshme” duke vendosur trupin e një gruaje nga Gaza në arkivol në vend të Shiri Bibas, e cila u rrëmbye së bashku me dy djemtë e saj dhe burrin e saj, Yarden, gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.
Hamasi nuk ka dhënë asnjë koment publik deri më tani për akuzën izraelite, e cila kërcënon të prishë marrëveshjen e brishtë të armëpushimit të arritur me mbështetjen e SHBA-së dhe me ndihmën e ndërmjetësuesve nga Katari dhe Egjipti muajin e kaluar.